Policia federale gjermane është duke u marrë me një rast të kontrabandës të dyshuar.
Sipas informacioneve të së mërkurës së kaluar, një vozitës verimaqedonas kamioni (28) i ardhur nga vendi i tij, ka kaluar përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, për të arritur në Gjermani.
Ai arriti në destinacionin e synuar në Bernburg (Saale) në Sachsen-Anhalt, të martën rreth orës 05.00 të mëngjesit, shkruajnë mediat gjermane. Pastaj, në zonën e ngarkimit me habi i pa pesë afganë në gjysmë rimorkion e tij, informon Shtegu.com.
Sipas inspektimit të policisë federale në Magdeburg, bëhet fjalë për pesë shtetas afganë të moshës 19, 21, 23 dhe 31-vjeçare që ishin fshehur në rimorkio. „Njëri nga personat ka pësuar lëndim në dorë dhe është dërguar në spital për trajtim“, tha një zëdhënës.
Personat janë arrestuar përkohësisht dhe janë dërguar në qytetin Halle për masa të mëtejshme policore.

