Të shtëna armësh në Thun të Zvicrës, një grua në gjendje kritike

Date:

Mesditën e së shtunës, në Thun të Zvicrës është gjuajtur me armë. Një grua për momentin është në spital, ndërsa gjendja e saj është e rëndë, sahkruajnë mediat zvicerane.

Një grua është plagosur rëndë kur një e shtënë me armë zjarri e ka qëlluar të shtunën pasdite në Thun BE. Ajo është dërguar në spital në gjendje kritike. Policia ka arrestuar menjëherë një person të dyshimtë.

Pak para orës 12 të mesditës, mbërriti lajmi se në një apartament në një godinë banesah në rrugën „Bürglenstrasse“ në Thun ishte dëgjuar një e shtënë, siç njoftoi Policia Kantonale e Bernës të mbrëmjen e së shtunës, informon Shtegu.com.

Forcat e arritzura menjëherë në vendngjarje gjetën një grua me plagë nga armë zjarri në një pronë fqinje, e cila tashmë ishte kujdesur nga individë privatë. Pas kujdesit fillestar mjekësor, ajo u dërgual në spital në gjendje kritike nga një ekip i ambulancës. Menjëherë pas mbërritjes në vend, policët ishin në gjendje të ndalonin një person në afërsi, pa rezistencë, ndërsa është siguruar edhe arma e zjarrt.

I dyshuari është dërguar në komisariat për hetime të mëtejshme dhe është arrestuar përkohësisht. Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Rajonale të Oberland. Sipas gjetjeve të para, dyshohet për një lidhje marrëdhëniesh, siç thuhet më tej.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...