Një zviceran ka kaluar 27 herë në dritë të kuqe në semafor me biçikletë dhe një herë bile edhe e ka ngritur gishtin e mesëm në shenjë revolte para kamerës. Ai ishte kapur duke i falënderuar pak edhe fatit.
Të enjten e kaluar, policia e qytetit në ëinterthur dënoi një biçiklist, i cili ka kaluar 27 herë me biçikletë në dritë të kuqe në semafor në rrugën „Schaffhauserstrasse“ brenda dy vitesh dhe me gjithë dëshirë e ngriste gishtin në drejtim të radarit që ishte instaluar përgjithmonë atje.
Që nga fundi i vitit 2017, ata e kanë vërejtur çiklistin, shkruan zëdhënësi i policisë, Michael Wirz, se si ai me dashje e aktivizonte radarin. „Me instinktin dhe shkathtësinë e policisë, tani biçiklisti ka mundur të identifikohet“. Wirz nuk dëshiron të zbulojë saktësisht se si u arrit kjo, por u analizuan veshjet e tij, lloji i biçikletës dhe koha e veprave penale, shkruajnë mediat zvicerane. „Ishte edhe një pjesë e fatit gjithashtu që çoi në kapjen e zviceranit“.
Në ndërkohë, është rrëfyer edhe 53-vjeçari zviceran, informon Shtegu.com. Ai tha se nuk dëshiron të fyejë personalisht askënd me gjestin. Përkundrazi, ai demonstron me gishtin e ngritur në përgjithësi kundër kësaj forme të kontrolleve nga radarët.
Zviceranit, policia i dorëzoi një pako prej 27 gjobash, secila me vlerë me nga 90. 60 franga dhe secila për vozitje në dritës së kuqe dhe 30 franga sepse ai po qarkullonte në rrugë në vend se në korsinë e shënuar të biçikletave.
Biçiklisti tani ka afat prej 30 ditësh për të pranuar gjobat dhe për të paguar një shumë prej gjithsej 2.430 frangash.


