Jochen Schroeder (55) dhe Tobias Streck (45), në vitin 2000 erdhën në Kosovën e pasluftës për të xhiruar një film me imazhe rreth OSBE-së. Kjo rezultoi me projektin kinematografik „Kill me today, tomorrow I’m sick!“, premiera e të cilit u emetua të martën e kaluar në Gjermani.
„Ne shtetitëm me një xhip për katër javë dhe i gjithë skenari doli të ishte shumë absurd. Mijëra ndërkombëtarë kanë zbarkuar atje si jashtëtokësorë për të bërë mirë“.
Të dy regjisorët shumë shpejt e kuptuan se ndihmësit e rinj shpesh nuk kishin ndjesi të situatës dhe e panë Kosovën vetëm si një fillim të karrierës dhe dhurues të dollarëve të pagave pa taksa, shkruan „Blid“, informon Shtegu.com.
„Vendasit u qeshën me shumë sarkazëm, por gjithashtu kuptuan se si t`i bëjnë bizneset e tyre“.
Atëherë për të dy ishte e qartë: Kosova është një tragjikomedi dhe kjo ishte pikërisht ajo që ata kanë dashur ta bëjnë.
„Filmi u vendos nën maskën e idealistit gjerman. Me imazhin: Serbët e këqinj, kosovarët e mirë. „Por bazuar në përvojat e tyre, ky imazh filloi të shkatërrohej“.
Schroeder dhe Schreck shkruan skenarin për „Kill me today, tomorrow I’m sick!!“ bazuar në shënimet e tyre të ditarit të shkruar me stil të lirë.

