Arrestohen tre verimaqedonas dhe një gjerman të dyshuar për trafikim të drogës

Date:

Krste G. (39), Vladko A. (29), Fridolin ë. (23) dhe Rinor G. (21) dyshohet se kanë tregtuar me muaj të tërë me kokainë dhe marihuanë. Ata thuhet se paratë i kanë shpëlarë në pasuri të paluajtshme dhe kompani.

Personat në fjalë (tre verimaqedonas dhe një gjerman) u kapën në Saarlouis, Dillingen dhe në aeroportin Hahn. Njësitë speciale (përfshirë SEK, MEK) është dashur të ndërhyjnë shpejt: Hetuesit zbuluan se grupi dëshironte të arratisej në Spanjë.

Zëdhënësi i policisë Georg Himbert (60) për hetimin, i cili po zhvillohet që nga gushti 2019 ka deklaruar: „Anëtarët e grupit operojnë një kompani transportuese ndërkombëtare mallrash në Überherrn, si dhe disa restorante në zonën Saarlouis. Këto thuhet se janë përdorur për shpëlarje parash“.

Gjithashtu është përfshirë edhe një qebaptore në Saarlouis-Roden. Kur u pyetën nëse shefi ishte atje, një punonjës shtypi pohoi: «Jo, ai ka një biznes të ri dhe është shpesh në udhëtim. Ndoshta ai do të vijë nesër“.

Të katër personat janë në paraburgim, informon Shtegu.com. Sepse: Përveç marrëveshjeve të drogës dhe shpëlarjes së parave, ekziston edhe dyshimi i falsifikimit të dokumenteve, zhvatjes dhe kërcënimeve.

Christian Kessler (53), një nga avokatët e kuartetit: „Ky urdhërarrest është i paligjshëm për klientët e mi. Do të presim derisa aktet të jenë në disponim dhe pastaj do të reagoj“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...