Zvicernja N.P. ka mbetur e habitur: Përderisa ajo po merrte pjesë në një varrim në Spreitenbach, policia e gjobiti atë dhe pjesëmarrësit e tjerë.
„Unë mendoj se është një padrejtësi shumë e madhe“, thotë zviceranja N. P. Javën e kaluar ajo mori pjesë në një funeral në Kishën Katolike në Spreitenbach AG. Pas funeralit, të pikëlluarit u befasuan shumë: Një oficer policie i kishte bashkangjitur një gjobë parkimi çdo automjeti. «Kishte rreth 20 automjete. Asnjë nga tëpikëlluarit nuk e vendosi diskun e parkimit sepse thjesht nuk vumë re shenjën, shkruan „20 Minuten“. Për më tepër, vendet e parkimit me ngjyrë blu nuk ishin të shenjuara».
P. e pyeti pastorin për gjobat e parkimit. „Ai më tha që kjo kishte ndodhur shumë herë dhe se parku i makinave i kishës i përkiste Komunës së Spreitenbachit“. Ky fakt edhe më tepër e nevrikosi 38-vjeçaren: „Është e padrejtë që ndonjë person apo institucion që duhet të ketë standardet më të larta morale, shfrytëzon një situatë të tillë për tu pasuruar. Unë thjesht këtë veprim e shoh të pa shije».
Në ndërkohë, ajo madje i kërkoi me shkrim policisë që t`i tërhiqte gjobat e mysafirëve – por pa asnjë dobi, transmeton Shtegu.com. P. thekson: “Unë nuk jam e shqetësuar për 40 franga. Unë do ta paguaj gjobën. Unë thjesht jam e shqetësuar me parimin».
Siç thotë nëpunësi komunal Jürg Müller, ai absolutisht mund të kuptojë që marrja e një gjobë në një situatë të tillë perceptohet si e padrejtë. Sidoqoftë, fakti është se sinjalizimi i parkingut tregon qartë se parkimi lejohet vetëm me kartë parkimi: „Shkelja ka ndodhur dhe gjobat janë shqiptuar siç duhet, në përputhje me barazinë ligjore“, tha Müller.

