Fushata e saj me Kuran dhe shami ishte provokim i rëndë për austriakët. Politikanja turke dorëhiqet
Güler Bilgic-Cankurtaran më në fund dorëzohet. Kandidatja e Partisë austriake ÖVP, me prejardhje turke, në faqen e saj të Facebookut, kishte postuar një foto të saj me një shami në kokë dhe buzëqeshje në fytyrë, duke i shtuar edhe një logo të partisë së saj krishtere dhe një sure nga Kurani. Por reagimet kundër saj kanë qenë të menjëhershme dhe ajo është dashur t`i tërheqë edhe akuzat ndaj armiqësisë kundër hebrenjve: Ajo kishte postuar një foto, me të cilën kishte lëshuar një kushtrim se asgjë nuk duhet të blihet nëpër shitoret e hebrenjëve.
Gjatë të mërkurës, kandidatja turke e ÖVP-së, Bilgic-Cankurtaran ka deklaruar se do t`i ndërprejë aktivitetet e saj politike dhe nuk do të kandidojë më për ÖVP. Me këtë, ajo ka dashur të mbrojë familjen e saj, e cila pas postimit të saj, ditëve të fundit u shndërrua në cak të sulmeve të shumtë verbalë dhe nuk ka dashur ta dëmtojë degën e partisë së në Wels.
Kryetari i degës partiake, Peter Csar ka deklaruar se partia e tij e pranon dorëheqjen e saj, duke i dëshiruar çdo të mirë në jetë, asaj dhe familjes. „Unë mendoj se partia jonë e mohon ndikimin e religjionit në politikë. Natyrisht, ne angazhohemi për vlerat me orientim krishter dhe sistemin social, familjen, shoqërinë dhe humanizmin“, ka përfunduar Csar për portalin austriak „Kurier“, transmeton „Shtegu.com“.

