Pulat në Francë, tre herë më lirë sesa në Zvicër

Date:

Revista zvicerane për konsumatorë e SRF „Espresso“ nxjerr në dritë një rast të pazakonshëm: Një pulë në Francë kushton 18 franga zvicerane, ndërsa në distributorin kryesor zviceran, e njëta pulë kushton 64 franga, shkruan „Blick“.

Ky ndryshim në çmim është vështirë të shpjegohet: Në prag të Festave të Krishtlindjes, një pulë në Coop kushtoi tre herë e gjysmë më shumë sesa në Francë. Kjo është raportuar nga revista për konsumatorë e SRF «Espresso».

Një dëgjuese e radioa ka dashur të blejë një pulë fshati në Kaiseraugst AG, por më pas hoqi dorë të blinte darkën e Krishtëlindjes. Disa ditë më vonë, të njëjtën pulë e gjeti në Saint-Louis të Francës, në një filial të Leclerc. Paketimi i njëjtë, prodhuesi i njëjtë, transmeton Shtegu.com.

Vetëm se çmimi në Francë ndryshonte ndjeshëm: Pula kushtonte hiq më shumë se 18 franga zvicerane. Në Coop ishte rreth 64 franga. Konvertuar në kilogramë: 8,65 franga në Francë, ndërsa në Zvicër 29.50 franga.

Coop duket se ka vërejtur se ndryshime të tilla në çmime nuk u pëlqejnë shumë konsumatorëve zviceranë. Një zëdhënëse për „Espresso“ ka deklaruar: „Ne do ta diskutojmë këtë me furnizuesin tonë dhe do ta kemi parasysh që vitin e ardhshëm të mos e sjellim në asortimentin tonë këtë produkt“. Sidoqoftë, ajo nuk ishte në gjendje të shpjegonte se si Coop e rriti aq shumë çmimin e pulës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...