“Sot në Shkup, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës e vizitoi përfaqësuesi i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Arben Saliu, i cili u prit nga drejtori Ylber Sela.
Me këtë rast, ky i fundit ia dorëzoi formularët e lekturuar në gjuhën shqipe nga shërbimet e AZGJ-së, formularë këta që i përkasin sferës shëndetësore.
Kujtojmë se nga takimi i fundit që patëm në këtë institucion, zbatimi i gjuhës shqipe haste në vështirësi dhe pengesa objektive për shkak të veprimtarisë shumë të gjerë në mbarë vendin, por të cilat së shpejti do të tejkalohen.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës. bashke.tv
Për më shumë ndiq linkun:
https://m.facebook.com/apjazgj/photos/a.651504891978415/797073730754863/?type=3

