Përderisa po shtëiste gjatë ditës së diel, një kalimtar zbuloi një granatë dore në Liqenin e Zugit në Zvicër.
Një kalimtar ka qenë duke shëtitur, kur papritmas zbulon një granatë dore në Liqenin e Zugit, në Schützenmatt, shkruan në Facebook policia zvicerane, informon Shtegu.com. Kalimtari e kishte njoftuar një oficer policie që ishte mobilizuar në patrullë këmbësorie në këtë zonë.
Granata e dorës ka qenë një metër nën ujë larg bregut të liqenit. „Rrethina u bllokua, derisa një specialist nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Cyrihut e nxorri granatën“, shkruan policia e Zugit.
Granata e dorës M75 ishte me origjinë jugosllave dhe nuk kishte pajisje ndezëse. Se si kishte arritur granata atje dhe që sa kohë ndodhej aty, nga forcat e rendit nuk është thënë asgjë.

