Gjendet kufoma e Sarës së zhdukur 17-vjeçare para disa ditësh në Zvicër

Date:

Vajza 17-vjeçare Sara nga Baulmes VD, për herë të fundit ishte parë më 27 dhjetor të vititi të kaluar. Tani miqtë e saj janë informuar me një lajm të hidhur: Vajza adoleshente ka vdekur. Dyshohet se ajo është vrarë. Në këtë kontekst, ish-i dashuri i saj tani është arrestuar.

Trupi i gjetur në Yverdon-les-Bains VD është i adoleshentes së zhdukur Sara M. nga Baulmes VD, që nga 27 dhjetori. Siç raportohet nga policia kantonale në Vaud, ajo me siguri është vrarë.

Ish-i dashuri i viktimës, 19 vjeçar, njështetas afganez, u arrestua në këtë kontekst. Sipas policisë, Sara ishte vrarë me siguri disa ditë më parë.

Në shkollën e 17-vjeçares u krijua një ekip i krizës në Sainte-Croix për të ndihmuar nxënësit që të tejkalojnë vdekjen e saj.

Sara, nga Afganistani, dëshironte ta takonte ish të dashurin e saj në Yverdon-les-Bains më 27 dhjetor. Për herë të fundit ishte parë asaj pasdite në orën 14.00, në Avenue William-Barbey.

Për disa ditë me radhë, kërkimi ishte I pasuksesshëm. Më në fund, policia e gjeti kufomën në brigjet e Liqenit të Neuchâtelit, në Yverdon-les-Bains.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...