Kosovari e shkatërron veturën e policisë zvicerane

Date:

Në relacionin midis Niederwil dhe Wohlen në Zvicër, një pjesëmarrës i komunikacionit, me veturën e tij hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me një patrullë policore që po qarkullonte në mënyrë të duhur. Si rezultat, shkaktari i aksidentit u përplas edhe me një veturë tjetër, me ç`rast është lënduar lehtë një person.

Aksidenti ndodhi të enjten, më 7 janar 2020 në orën 08:40 në Niederwil, në rrugën Wohlerstrasse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Një patrullë policore po shkonte për të kontrolluar një rrugë për të cilën një kalimtar i kishte informuar se ishte me akull.

Në relacionin midis Niederwil dhe Wohlen, një kosovar 40-vjeçar po vinte në drejtim të kundërt drejt tyre me Opelin e tij. Për shkak të rrëshqitjes nga akulli, vetura doli në korsinë e kundërt dhe e goditi veturën policore. Pas kësaj, Opeli u përplas edhe me një veturë tjetër që po qarkullonte në të njëjtën rrugë.

Një person është plagosur lehtë dhe u transferua në spital përmes një ambulance. Dëmi i shkaktuar në të gjithë automjetet llogaritet në disa mijëra franga zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...