SHBA kërcënon Iranin me një paradë avionësh 4.2 miliardë dollarësh

Date:

07.01.2020

Forcat Ajrore të Sh.B.A-së dhuruan një shfaqje gjigante duke lancuar gjatë një “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.Të hënën, avionët në fjalë të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.

Teksa provat në fjalë ishin planifikuar prej disa muajsh, ekzekutimi i tyre ndodhi pak ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani; gjatë një sulmi amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Teksa Teherani ka premtuar hakmarrje të ashpër për humbjen e Soleimanit, nisur nga çfarë u deklarua të hënën, F-35A-të tashmë më në fund kanë arritur kulmin e aftësive luftarake.

“Ne jemi të gatshëm të fluturojmë, të luftojmë dhe të fitojmë”, u tha ndër të tjera.

SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vite më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka.

“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane./RVICTORIA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...