A e dini se Hoxha nga Maqedonia ishte kryetari i parë i parlamentit të Shqipërisë së Pavarur

Date:

06.01.2020

 

Haxhi Vehbi Dibra (Dibër, 12 mars 1867 – Tiranë, 24 mars 1937)

Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i Parlamentit të Shqipërisë, Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndër komentatorët më të mirë të Kuranit në gjuhën shqipe dhe intelektual shqiptarët.

I pakrahasuari, dibrani me vizion të gjerë patriotik dhe realizues i vizionit të tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të parë shiptar për dje, sot dhe në të ardhmen.

Haxhi Vehbi Dibra shquhej si dijetar i shumë dimensioneve. Atë e njihte bota si të tillë. Atë e nderoi si të tillë rektori i Universitetit të Kajros El-Ez’her dhe mbreti i Egjiptit. E respektoi edhe mbreti i Arabisë Saudite, i cili e nderoi Vehbi Dibrën duke i besuar lutjen e fundit për mbylljen e ritualit të haxhit në vitin 1935.

Ishte vlerësim dhe nderim të bëje duanë e fundit të haxhit para qindra mijëra haxhinjve nga e gjithë bota e, midis tyre, kishte dijetarë, rektorë universitetesh, udhëheqës shtetesh etj. Ishte dhe nderim e krenari për popullin shqiptar, në krye të të cilit ishte Haxhi Vehbi Dibra. Vehbi Dibrën e përshëndetën në mënyrë të veçantë edhe rektori i universitetit më të madh, atij të Ez’her-it, si dhe mbreti Faruk i Egjiptit.

Zoti e mëshiroftë imamin e madh Vehbi Dibrën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...