Maqedoni, armiqtë e shtetit dhe armiqtë e partisë

Date:

30.12.2019

Shkëlzen Halimi
Shkrimtari i shquar çek, Millan Kundera, në një intervistë do të shprehet se policia e shkatërronte jetën private në shtetet komuniste, gazetarët kërcënojnë jetën private në shtetet demokratike dhe, pak nga pak, vetë njerëzit kanë humbur shijen për jetën private dhe sensin për të. Në shtetet totalitare, ata që mendonin ndryshe, pra që nuk pajtoheshin me ideologët, jetën e përditshme e patën ferr, duke qenë në çdo hap të survejuar nga Syri i Vëllait të Madh. Në shtetet totalitare ekziston vetëm një e vërtetë.
Në shtetet me demokraci sipërfaqësore ose demokraci sa për sy e faqe, për dallim nga totalitarizmi ku drejtimin e mbante diktatori dhe aparati i tij ndëshkues, kemi më shumë diktatorë të veshur me kostume demokrate, të cilët, duke shfrytëzuar zhvillimin e teknologjisë digjitale, përgjojnë jo armiqtë e shtetit, por armiqtë e partisë. Në Maqedoni kjo u vërtetua përmes publikimit të ashtuquajturave bomba. Diktatura demokratike, duke e keqpërdorur pushtetin (përfshi edhe mediumet), mëton të depërtojë thellë në jetën e qytetarit për t’ia zbuluar të fshehtat personale. Ndërkaq, Kundera vlerëson se pa të fshehta, pa sekrete, asgjë nuk është e mundur, as dashuria, as miqësia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...