Në Adliswil të Zvicrës, të mërkurën ndodhi një sulm i një banke. Mirëpo, policia zvicerane ka arritur ta arrestojë kosovarin në afërsi të vendngjarjes.
Në një foto të siguruar nga «20 Minuten», shihen dy policë të cilët e kanë shtrirë përtokë kosovarin dhe ia kanë vënë prangat, informon Shtegu.com. Hyrja në bankë ishte mbyllur.
Siç është raportuar nga Policia kantonale e Cyrihut, një burrë i armatosur ka grabitur një filial banke. Ai hyri në bankë, i kërcënoi punonjësit e pranishëm me një pistoletë dhe kërkoi para të gatshme. Kur ai doli nga banka, policët tashmë të alarmuar kishin arritur në vendngjarje.
Ata e ndoqën plaçkitësin e arratisur dhe e kapën atë në një kullë roje, ku ka mundur të arrestohej. Grabitësi i bankës është një 36-vjeçar kosovar, banues në rrethin Horgen. Ai u dërgua te prokuroria përkatëse pas marrjes në pyetje nga ana e policisë.

