Kreu i ASH-së, Ziadin Sela, në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” në TV SHENJA tha se koalicioni parazgjedhor i partive shqiptare me LSDM-në është një skenar i rrezikshëm. Ai shpreson që asnjë parti shqiptare të mos e pranojë këtë ofertë, pasi sipas tij Zaev i ka tradhëtuar shqiptarët.
Sela vlerëson se sot në Maqedoninë e Veriut jetohet si në kohën e racizmit në Amerikë, ndërsa konceptin “Shoqëri për të gjithë” ai e krahason me “Vëllazërim bashkimin jugosllav”. Shoqëria është multietnike dhe neve na duhet shtet multietnik që do ti trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabrtë, vlerëson Sela. /SHENJA/

