DEHJA NGA PUSHTETI

Date:

07.11.2019

Shkelzen Halimi

Shenjat si tipare dalluese, nëpërmjet të cilave shohim apo paralajmërohemi për diçka, shpesh janë lehtësisht të lexueshme, natyrisht për ata që ndjejnë si diçka ose do të ndodhë ose duhet të ndodhë. Ata që janë mësuar ta kenë pushtetin, nuk do të thotë se vazhdimisht e kanë edhe popullin, përkundrazi. Këtë qartë e dëshmuan zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Ata që e patën pushtetin kot kishin shpresuar se e kanë edhe popullin, i cili ishte përcaktuar për ndryshimin. Lufta për të vërtetën është e pamëshirshme, por lufta është edhe shpresë. Janë shumë shenja që na tregojnë se dikush pa u skuqur na gënjen, na mashtron, na çon drejt humnerës. Por, po i lexuam, siç në fakt duhet të lexohen këto shenja, atëherë ndryshimi do të shihet në horizont. Dhe këtë ndryshim duhet vetëm ta sjellim midis nesh, midis popullit, të cilin akoma e shtrëngon në fyt laku i atyre që janë në pushtet e që për çdo ditë i ndërrojnë maskat. Dhe kur të çlirohet (popull) nga ky lak, atëherë i mbetet historisë që t’ia përcaktojë vendin pushtetit “ të ëmbël” të të maskuarve. Leximi i shenjave esëll, do të tregojë se të dehur do të mbeten vetëm ato klane të cilët u verbuan nga teprimi i pushtetit dhe të cilëve do t’u bien të gjitha maskat….

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...