Kasami flet sërish për koalicionimin me ASH-në (VIDEO)

Date:

Kryetari i Lëvizjes Besa në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur rreth zhvillimeve politike në vend, partinë që ai e drejton, si dhe angazhimin e tij si profesor në të kaluarën.

I pyetur për zgjedhjet e parakohshme që janë caktuar për më 12 prill dhe partia e tij a do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor, ai tha se do të ketë negociata me partinë tjetër opozitare Aleanca për Shqiptarët. “Ne vazhdojmë me aksionet e përditshme, që kanë të bëjnë me artikulimin e zërit opozitar. Jemi në promovim të platformës të cilën e kemi nisur ta formulojmë edhe me ekspertë të jashtëm. Jemi në diskutim me strukturat tona”. “Urojmë që edhe partia tjetër opozitare të jetë e angazhuar për të mobilizuar votën opozitare dhe sigurisht që në moment jo të largët, do të ulemi dhe do të diskutojmë që në zgjedhjet e 12 prillit të dalim fitues”, tha mes tjerash Kasami.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...