Ziadin Sela viziton mikun e ideve të përbashkëta Albin Kurtin

Date:

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u prit në takim miqësor nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në këtë takim, lideri i ASH-së, Ziadin Sela e uroi edhe njëherë z. Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Aleanca për Shqiptarët ishte mbështetëse e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë tërë rrugëtimit të saj zgjedhor, ndërsaZiadin Sela potencoi se me të njëjtën mbështetje do të vazhdojnë edhe më tej, duke theksuar se sfida e vërtetë tani sa ka filluar. Në takim u fol edhe për marrëdhëniet fqinjësore që ka Maqedonia e Veriut me Republikën e Kosovës, dhe nevojën që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej, në mënyrë që të krijohen edhe kushte më të mira për lëvizjen e lirë si të qytetarëve ashtu edhe të të mirave. Në takim gjithashtu mori pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari si dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, theksohet në komunikatën e ASH-së. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...