Mbi 5.4 milionë turistë deri në shtator në Shqipëri, as edhe 1 milionë në Maqedoninë e Veriut

Date:

Mbi 5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të vitit 2019, ose 7,9% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %, përcjellë INA.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, 4.461.255 shtetas shqiptarë dolën nga territori i vendit tonë në këtë periudhë. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut pret që gjatë këtij viti të ketë rritje të numrit të turistëve nga 3 deri në 5 përqind. Deri në shtator të këtij viti shifrat kanë qenë gati të mbërrijnë një milion, ndërsa deri në fund të vitit shpresohet se vendin do ta vizitojnë 1,3 milionë turistë. “Në vitin 2019 vlerësojmë se do të kemi 3 deri në 5 përqind rritje të numrit të turistëve dhe prej 5 deri në 7 përqind rritje të bujtjeve, ndërsa presim gjatë vitit të kemi rreth 1.3 milion turistë”, ka informuar drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski, duke shtuar se ngadalë turizmi në Maqedoni i afrohet numrit magjik prej katër milionë bujtjeve dhe se përgjithësisht viti 2019 është vit i mirë për turizmin pas rritjes së madhe të vitit të kaluar.(INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...