Filipçe: Për 15 për qind rriten pikët për mjekët amë, rriten edhe pagat

Date:

Nga 1 tetori 2019 vlera e pikës së kapitacionit të të gjithë mjekëve amë rritet për 8 denarë. Kjo nënkupton se të gjithë ata që punojnë në shëndetësinë primare, të gjithë mjekët amë- mjek të përgjithshëm siç janë specialistët e mjekësisë së përgjithshme, specialistët e mjekësisë familjare, pediatër, gjinekolog si dhe specialistët stomatolog, kirurgjisë orale dhe ortodoncisë, por edhe të gjithë mjekët që punojnë dhe kanë marrëveshje për aktivitete specialistike- konsultative me FSSHM do të marrin këtë rritje.

Ajo arrin mes 15 dhe 20 për qind rritje konform vlerës së pikës së kapitacionit dhe dallimit që deri tani e kanë mjekët amë të mjekësisë dhe stomatologjisë. Për të gjithë këto mjekë amë do të nënkuptonte se për 1000 pacientë do të marrin rreth 8.000 denarë më shumë, ndërsa për 2000 pacientë, 16.000 denarë më shumë mjete me çka besojmë se do të lehtësohet ndjeshëm puna e tyre dhe funksionimi i tyre, ndërsa do të stimulohen të punësojnë plus motër medicinale e cila prej tani do të ketë mundësi të punojnë edhe në orar të shkurtuar, por edhe të punësojë punëtor administrativ me qëllim mjekët sa më shumë t’u përkushtohen pacientëve të tyre.

Kjo është vetëm një pjesë e reformës së rëndësishme që është implementuar në sektorin e shëndetësisë primare. Ajo ka nisur me heqjen e kuotave të ilaçeve në gjitha barnatoret dhe kjo masë mirë implementohet, ndërsa kënaqësia te qytetarët është e madhe për këtë masë, pasi në çfarëdo dite të muajit tani mund të arrihet deri te ilaçi me recetë.

Mjekët amë për herë të parë do të kenë mundësi të shkruajnë ilaçin për të cilën pacientët deri tani janë drejtuar te Klinika me çka ka rezultuar me pritje të gjata dhe tollovi në ambulantë. Në këtë rast, sëmundjet kronike si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, shumë më lehtë do të trajtohen tek mjekët amë, ose do të shkojnë pacientët vetëm tek mjeku i tyre amë të marrin recetë, të kontrollohen dhe të mos caktojnë terminë dhe të presin gjatë nëpër spitale.

Tani punojmë në projektin për vitin e ardhshëm me qëllim të realizohet premtimi që një mjek specialist të ketë të ardhura prej 100.000 denarë në vlerë neto. Kjo është një masë e cila besoj se do ti stimulojë punonjësit shëndetësor që të punojnë me përkushtim dhe të ofrojnë edhe më tej shërbim cilësor shëndetësor dhe e njëjta të ngritët dhe ne vazhdojmë edhe me ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...