Maqedoni, a e ndjejnë qytetarët uljen e papunësisë?

Date:

Përderisa pushteti dhe opozita po akuzojnë njëra tjetrën për programin ekonomik, rrogat dhe rritjen ose zvogëlimin e vendeve të punës, qytetarët janë ata që thonë se rritjen prej 5% nuk po e ndjejnë dhe nuk është e mjaftueshme. Ka disa të cilët thonë se nuk ka aspak rritje në vendet ku punojnë.

“Unë jam pensioniste. Kam pension të ulët. Vështirë të dal në fund me të, nëse nuk më ndihmojnë fëmijët. E nga ana tjetër, nuk po ndjej kurrfarë rritjeje, së paku në vërtetimin që unë e pranoj”, tha një qytetare.

“Është goxha vështirë me ekonominë mendoj. Po nëse mund të bësh diçka me 600 denarë, realisht nuk janë edhe 600 por janë 63 denarë, nëse mund të blesh diçka, ose dy bukë, është mjaftueshëm e rritur. Do të bleni dy bukë”, shtoi një tjetër qytetare.

“Çfarë të flasim, është diçka që tashmë dihet. Është vështirë, mbijetesa është e rëndë për të gjithë jo vetëm për mua”, tha shkurt qytetari.

“Është jo reale që të prisni që diçka të ndodhë për një moment. Neve kemi nevojë për shumë para jo për 5 apo 10 %. Na mungojnë shumë para. Por ama vetëm një magjistar do të mund që përnjëherë të na e rregullonte jetën, ndonjë Hari Poter. Zaev apo cilido qoftë asgjë nuk mund të bëjë. Si do që të jetë, diçka po ec përpara, po përparojmë”, deklaroi qytetari.

“Për momentin, mua personalisht nuk më është rritur rroga në vendin ku punoj. Por me këtë rrogë që kam ia dalim disi”, pohoi qytetari.

Ndryshe kryeministri Zaev muajin e kaluar njoftoi se rroga minimale nga dhjetori i këtij viti do të jetë 14 mijë e 500 denarë. Kurse opozitarja, OBRM-PDUKM akuzoi pushtetin se i kanë harruar premtimet parazgjedhore në të cilat premtonin rrogë mesatare prej 30 mijë denarësh dhe rrogë prej 100 mijë denarësh për mjekët specialistë.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...