E TMERRSHME: Babai vret dy fëmijët dhe bashkëshorten në Austri

Date:

 

Një shtetas austriak 31-vjeçar me prejardhje turke, dyshohet se ka ther për vdekje bashkëshorten dhe vajzën e tij dyvjerçare, ndërsa ka tentuar ta mbysë edhe djalin e tij njëmbëdhjetë muajsh. Vrasja makabër ka ndodhur në Kottingbrunn (rrethi i Badenit) të Austrisë: Sipas policisë austriake, gruaja 29-vjeçare Tugba dhe vajza e saj dyvjeçare Tuana, janë qëlluar për vdekje të dielën. I dyshuari është babai 31-vjeçar i familjes, Samet A. Ai është arrestuar, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Tashmë është bërë e ditur se edhe foshnja njëmbëdhjetë muajshe ka ndërruar jetë. Në një spital austriak, mjekët kishin luftuar dëshpërimisht për ta shpëtuar jetën e Selmanit të vogël. Gjendja e tij ishte konsideruar jashtëzakonisht kritike.

Sipas zëdhënësit të policisë Ëalter Schëarzenecker, i akuzuari A. e kishte thirrur personalisht urgjencën të dielën pak para orës 9:00 të mëngjesit dhe e kishte njoftuar se ai kishte vrarë familjen e tij. 31-vjeçari u arrestua më vonë pa rezistencë para shtëpisë së tij. Ai u intervistua nga autoritetet dhe e pranoi krimin.

Sipas informacionieve të mediave austriake, vrasësi i dyshuar i trefishtë dhe gruaja e tij kishin një agjensi udhëtimi. Ai është një shtetas austriak me prejardhje emigrante turke.

Në katin e sipërm të shtëpisë, oficerët e policisë gjetën të pajetë gruan 29-vjeçare dhe vajzën dyvjeçare të të akuzuarit. Përpjekjet për ringjallje ishin të pasuksesshme. Nëna dhe vajza ishin plagosur aq rëndë nga thika, sa nuk kishte ndihmë, tha Schëarzenecker me kërkesë të APA.

Shkaqet e krimit mund të kenë qenë marrëdhëniet e përkeqësuara me gruan, ndërsa rastin e ka marr përsipër avokati shqiptar në Austri, Mirsad Musliu.

Avokati Mirsad Musliu

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...