Kosovari i ri plagoset rëndë në Zvicër për motive banale

Date:

Mëngjesin e së dielës, në një rrugë publike në St. Gallen, një i panjohur e ka goditur me thikë disa herë 21-vjeçarin E. A.  Autori i krimit është larguar nga vendngjarja, ka deklaruar policia zvicerane.

„Ai u përpoq ta qëllonte vëllain tim në zemër dhe mushkëri“, thotë Donjeta A. përmes gazetës zvicerane «20 Minuten», përcjell Shtegu.com. Shqiptarja 23-vjeçare, mëngjesin e së dielës mori një telefonatë gjatë së cilës i treguan se vëllai i saj E. A. ishte pranuar në Spitalin Universitar në Cyrih me tre plagë të shkaktuara nga therja. Sipas saj, E. u sulmua në St. Gallen, në rrugë afër stacionit nga një person i panjohur. Shkaku ka qenë një flirt me një femër, thotë Donjeta, me ç`rast ka ndrhyrë edhe një i ri. „Vëllai im i tha djaloshit që të largohej. Por, më pas ai tërhoqi një thikë dhe e goditi disa herë”.

Sipas motrës, autori dhe viktima nuk janë njohur më parë. Pas sulmit, i riu, për të cilin viktima vlerëson se ishte i moshës rreth të njëzetave, iai u arratis së bashku me dy femra tjera. Dyshohet se pas aktit, ata i kishin thënë edhe disa fjali në drjetim të E. Vetëm kur sulmuesi u zhduk, 21-vjeçari e kuptoi se kishte gjakderdhje të madhe dhe se ishte plagosur. «Ai ishte rrëzuar përtokë dhe nuk po merrte më frymë. Ai u dërgua në spitalin në St. Gallen dhe nga aty, me helikopter menjëherë u dërgua në Regensburg te një kardiolog në Cyrih », thotë Donjeta e tronditur. Gjatë mëngjesit, ai u operua, shkruan «20 Minuten», përcjell Shtegu.com.

Ende mebtet e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht, pasi dëshmitarët kanë treguar versione të ndryshme të ngjarjes. Rastin është duke e hetuar Policia Kantonale e St. Gallenit.

  1. A. mendoi se ai do të vdiste

Pasditen e së dielës, familja mori lajmin e shumëpritur: E. A. kishte mbijetuar. „Por ai humbi shumë gjak, një organ i është dëmtuar nga therja dhe i gjithë trupi i tij i sipërm i është prerë“, thotë motra. Ajo mezi ka mundur ta përballojë pamjen e së vëllait. Në Instagram, ajo shkruan: „Pamja e tij në spital na vrau, i lidhur me tela të ndryhsëm dhe me tuba. Fillimisht nuk mund të fliste. Të gjitha që u dëgjuan ishin klithma ime dhe rrëzimi i nënës në dysheme”.

„Më në fund, rreth orës 16.00 na lejuan që ta shohim“, thotë 23-vjeçarja. Ai vetëm qau dhe kërkoi që të afërmit t`ia mbajnë dorën. „Ai tha se e kishte parë vdekjen me sy“.

Aktualisht, kosovari nga Thurgau është ende në kujdes intensiv. Se kur do të mund të largohet nga aty, akoma nuk është e sigurt. Se 21-vjeçari i ka shpëtuar sulmit, për familjen është vetëm një mrekulli. Ajo beson se ai kishte të paktën një mijë engjuj mbrojtës.

Siç ka konfirmuar Policia Kantonale e St. Gallenit, ajo tashmë është duke e hetuar rastin. Donjeta tani shpreson që sulmuesi së shpejti të arrestohet: “Ai donte të vriste vëllain tim. Ai është i rrezikshëm dhe ende në liri».

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...