Trafikantët kosovarë të migrantëve të parët në listën e të arrestuarve

Date:

Që nga e ashtuquajtura „Pranvera arabe“, numri i tafikantëve të arrestuar të migrantvëe, në Zvicër është rritur dukshëm. Të hollat e tyre të fituara gjenden nëpër kontot zvicerane.

 

Që nga fillimi i vitit, rojet kufitare zvicerane (GëK) kanë arrestuar 226 trafikantë të dyshuar të migrantëve, raporton „NZZ am Sonntag“, përcjellë „Shtegu.com“. Po të vazhdojë në këtë mënyrë, numri i të arrestuarve do të arrijë në 400 të arrestuar.

 

Numri më i madh i trafikantëve të arrestuar janë shtetas kosovarë, vazhdon gazeta në fjalë. Përpos tyre, ka edhe trafikantë të arrestuar nga Eritrea, Siria, por edhe nga Gjermania e Zvicra.

 

Sipas raportit të vitit 2011, i cili u aktivizua në vitin 2013, të hollat e fituara të trafikantëve hyjnë nëpër kontot zvicerane. Përpos kësaj, koordinatori i rrethit të trafikantëve mendohet se jeton në Zvicër. Në një raport të OKB-së thuhet se autoritetet zvicerane janë të njoftuara me një fakt të tillë, por se në Prokurorinë e përgjithshme zvicerane nuk është ngritur ndonjë kallëzim penal në këtë çështje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...