Bashkatdhetares Berlinda Ademi, i është lejuar të shesë gështenja në sheshin Löwenplatz të Lucernit. Një kënaqësi shpirtërore për shqiptaren 41-vjeçare nga Rothenburgu I Zvicrës.
Që në shikim të parë, gështenjat e rrumbullakëta dhe të shëndosha duken si vjeshta. Frutat me ngjyrë kafejë të errët në zgarrë gazi piqen me shkëlqim. Që nga fundi i shtatorit, aroma e ëmbël joshëse e gështenjave tani gjithashtu është e pranishme edhe në sheshin Löwenplatz.
Berlinda Ademi e merr një qese letre dhe i mat njëqind gramë. „Kjo ju kushton tre franga dhe pesëdhjetë cent, ju lutem“, thotë ajo, duke i ofruar klientit delikatesën. Për çdo ditë, shqiptarja nga Rothenburgu i shërben konsumatorët e uritur në shtëpizën e pestë të gështenjave të qytetit të Lucernit. „Unë e dua vjeshtën, më në fund vjen me motin e ftohtë dhe sezonin e gështenjës“, thotë e gëzuar Berlinda. Por nuk ishte edhe aq e lehtë të merrret truall për të vendosur shtëpizën e saj, shkruan «Neue Lucerner Zeitung», informon Shtegu.com. Vendet janë reklamuar për herë të parë vitin e kaluar në formën e një konkursi për kriteret e nevojshëm. „Bashkëshorti im është dashur ta dëshmonte vetveten para një jurie me tre anëtarë, e cila ishte e përbërë nga komisioni për procedura të hapura të prokurimit“, përkujton 41-vjeçarja. Më në fund, ata u pajisën me leje për katër vitet e ardhshëm.
Që atëherë, shtëpiza e saj e gështenjave është një lloj biznesi familjar. Djali i çiftit Ademi, Ariani gjatë fundjavës është i angazhuar në Löwenplatz dhe deri më tani ka pranuar vetëm reagime pozitive. „Reagimet janë gjithmonë të mirëserdhura“, thotë gjashtëmbëdhjetëvjeçari. Banorët dhe këmbësorët janë të lumtur që nuk duhet të ecin deri te stacioni trenit. Për çdo ditë gjatë javës, nëna Berlinda është prapa zgarrës me gaz, nga ora njëmbëdhjetë. „Bashkëshorti im më zëvendëson kur kam ndonjë punë“. Deri më tani, edhe ata kanë marrë vetëm komplimente nga klientët, informon më tej Shtegu.com.
„Kontakti me njerëzit është natyrisht shumë argëtues“, thotë më tej Berlinda. Edhe shumë turistë në Löwenplatz, gjithashtu interesohen për shtëpizën e gështenjave. „Mbi të gjitha, ata duken kuriozë, por disa edhe porositin ndonjë qese me gështenja“, qeshet Berlinda. Sezoni i gështenjës zgjat rreth gjashtë muaj. „Deri në fund të marsit, shtëpiza e jonë do të hjetë e hapur“.
Që nga kjo vjeshtë, në qytetin e Lucernit janë të vendosura pesë shtëpiza të gështenjave. Këto janë Unter der Egg (të cilën e menaxhon familja Ismaili, për të cilën kemi shkruar), Bahnhofplatz, Mühlenplatz, Pilatusstrasse dhe tani Löwenplatz.
Vegëz e ngjashme: https://shtegu.com/archives/21233

