Përplasje mes autobusit dhe tramvajit në Bazel, 17 persona dërgohen në spital

Date:

Mëngjesin e së dielës, në Bazel të Zvicrës është shkaktuar një aksident serioz në rrugën Margarethenstrasse: Një tramvaj I linjës numër 2 e ka goditur anësh një autobus të linjës 36. Nga fuqia e goditjes, tramvaji ka dal nga binarët, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. 17 persona është dashur të dërgohen në spital, duke përfshirë edhe drejtuesin e tramvajit.

Shkaqet e sakta janë duke u hetuar, ndërsa sipas policisë zvicerane, të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta deri në ato mesatare.

Për të vendosur sërish tramvajin në binarë janë mobilizuar ekipe profesioniste të zjarrfikësve dhe ekspertë të transportit publik të Bazelit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...