Urdhërarrest për Isa Mustafën dhe dy djemtë e tij [foto]

Date:

Disa të rinj kanë nisur në sheshin “Nëna Terezë” shpërndarjen e një letre, në të cilën është vënë logoja e Policisë së Kosovës, e me të cilën kinse kërkohet arrestimi i Isa Mustafës dhe dy djemve të tij.

Kjo ironi e këtyre të rinjve, tash për tash të paidentifikuar, vjen pas raportimit në media se Qeveria e Kosovës i ka dhënë tenderin për servisimin e një BMW-je qeveritare në shumën prej rreth 3 mijë eurosh.

Në letër thuhet se “të pandehurit akuzohen për nepotizëm dhe shfrytëzim të buxhetit shtetëror për përfitime personale”.

Gjithnjë sipas kësaj letre “arrestimi i Besnik Isa Mustafës, Arben Isa Mustafës dhe Isa Mustafës do të jetë në shërbim të së mirës së përgjithshme, prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me ne”, thuhet në letër, që mban titullin “Udhërarrest”.

Letra mban edhe një nënshkrim, kinse të “Komandantit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...