Kosovari plagosi një shtetas rumun në Austri – 13 vite burg

Date:

Nga krenaria e lënduar, një kosovar (42) kishte qëlluar një shtetas 41-vjeçar rumun në stomak, në Amstetten të Austrisë. Tani, ai është dënuar me 13 vite burg.

Dita e dytë në gjyq, për vrasje të mbetur në tentativë kësaj të mërkure në Gjykatën e rrethit të Sankt Pöltenit në Austri. Sipas aktakuzës, një kosovar kishte shtënë mbi një shtetas rumun (41) gjatë një zënke. Pastaj, thuhet se ai ka ndjekur një bashkatdhetar (25) të viktimës me armë në dorë. Viktima 41-vjeçare i mbijetoi sulmit falë një operacioni urgjent, skruan «Heute», përcjell Shtegu.com.

Sulmuesi kosovar ishte arrestuar pas mobilizimit të madh policor, me ç`rast ishte angazhuar edhe një helikopter dhe njësia speciale «Cobra».

Të martën dhe të mërkurën, 42-vjeçari kosovar është dashur të përgjigjet para gjykatës për vrasje të dyfishtë të mbetur në tentativë. Në seancën dyditore gjyqësore, i pandehuri pranoi pothuajse në tërësi fajin.

Përpjekja e vrasjes së rumunit (41) kosovari e pranoi, por e mohoi përpjekjen e dytë për të vrarë rumunin tjetër më të ri. Me këtë rast ka ndërhyrë edhe avokati Rudolf Mayer: „Kjo nuk ishte një përpjekje për vrasje, më së shumti një kërcënim i rrezikshëm“.

Aktgjykimi u soll të mërkurën pasdite, pas orarit të këshillimit të jurisë: 13 vjet për vrasje të mbetur në tentativë (vendim i plotfuqishëm), ndërsa lirohet nga akuza e dytë për vrasjen e mbetur në tentativë (ndjekje me armë).

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...