SHQIPTARI ME MERCEDES E PËSON KEQ, NUK I DEKLAROI 56 MIJË EURO

Date:

Një shtetas 25-vjeçar shqiptar është kapur nga policia franceze, përderisa po transportonte një shumë të madhe parash në veturën e tij, shkruan portali «Autonews.fr», transmeton Shtegu.com. Ky rast ka ndodhur në departamentin verior francez, në kufirin me Belgjikën.

Më 12 shtator, doganierët vunë re një veturë luksoze Mercedes-Benz, me një regjistrim gjerman në rrethinën Thun-l’Évêque. Ata më pas er ndaluan veturën për një kontroll rutinë. Një shqiptar 25-vjeçar ka qenë mbi timon duke deklaruar se me vete ka vetëm 2,505 euro. Të dyshimtë, zyrtarët e zbatimit të ligjit të shoqëruar nga qentë e tyre besnikë, i urdhërojnë ata të nuhasin veturën. Pas një kohe të shkurtër ata gjejnë një shumë të madhe parash, të fshehur nën një kapak të veturës: Gjithsej 54 000 euro!

Bilansi i këtij kontrolli: Shqiptari i ri është dënuar me shtatë muaj burg, 10 vjet ndalim kalimi në territorin francez dhe 85 267 euro gjobë (1.5 X më shumë se shuma e gjetur) për pastrim parash dhe transferim të shumave të padeklaruara. Një transport i parave me më shumë se 10,000 euro para të gatshme duhet të deklarohet në doganë, para se të kalohet kufiri midis dy vendeve edhe në zonën Shengen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...