Gashiçi nuk pranon të bëhet Gashjan

Date:

 

Para vazhdimit të negociatave në Brukesl, të cilat do të duhet të rezultojnë me marrëveshjen me Kosovën, portali „Presheva jone “ ka tentuar të bëjë për vete minstrat serbë Bratislav Gashiçin – ministër serb i Mbrojtjes dhe ministrin serb të Tregtisë, Rasim Lajiçin.

Sipas pohimeve të këtij portali, mbiemri i Gashiçit përngjan në mbiemrin shqiptar Gashi, ndërsa në rastin tjetër, gazetari i këtij portlai ka vendosur të heqë shkronjën „ç“, duke e quajtur Lajçi.

Menjëherë ka reaguar minsitri Gashiç për portalin „Kurir“ duke mohuar se mbiemri i tij nuk ka të bëjë asgjë me mbiemrin Gashi, pasi personalisht e kishte hulumtuar prejardhjen e mbiemrit të tij.

„Ate që me bindje të plotë mund ta them, është se paraardhësit e mi tashmë një mijë vite jetojnë në Krushevc“, ka deklaruar Gashiç, duke shtuar se është krenar për mbiemrin e tij.

Për ate se kush janë dhe si janë dukur gjatë shekujve Gashiçët, më së miri dëshmon pllaka përkujtimore në Zejtinlik e parardhësit të tij, Radosh Gashiç, luftëtar i divizionit të Shumadisë.

Nga ana tjetër, ministri i Tregtisë, Rasim Lajiç ka spjeguar se e vetmja gjë që mund të thotë në këtë drejtim është: „Se bëhet fjalë për një marrëzirë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...