Vajzës shqiptare nga Maqedonia i lejohet mbajtja e shamisë

Date:

Shkolla e Thunit e cila ia ndaloi një vajzës shqiptare nga Maqedonia mbajtjen e shamisë në shkollë, do të bëjë një përjashtim individuel. Përderisa të sillet një vendim i Gjykatës federale, secili rast do të shqyrtohet individualisht, shkruajnë mediet zvicerane.

 

Por, rregullorja e shkollës, e cila ndalon mbajtjen e kapelave dhe mbulesave të tjera të kokës, përsëri do të mbetet në fuqi dhe nuk do të ndryshojë, thuhet në një komunikatë të qytetit të Thunit të lëshuar gjatë të hënës.

 

shqiptarja_ne_zvicer_me_shami_318320810

 

Rastin e nxënëses së klasës së nëntë, gjatë fundjavës e bëri publik gazeta „Sonntagszeitung“, ndërsa pas bisedës me nxënësen, prindin dhe përfaqësuesit e shkollës, u gjetë një zgjidhje e përkohshme, njofton „Shtegu.com“.

 

Babai i vajzës është dashur të shkruajë një kërkesë me shkrim, të ciliën e ka dorëzuar gjatë fundjavës. Në këtë kërkesë shkruhet se vajza me dëshirën dhe bindjen e saj kishte vendosur për mbajtjen e shamisë.

 

Të hënën janë takuar autoritetet përkatëse të qytetit të Thunit, si dhe përfaqësues të ndryshëm përgjegjës për këtë rast. Kantoni i Bernës nuk ka rregullore të posaçme për veshmbathje nëpër shkolla, por në një udhëzues thuhet se komisioni i shkollës mund të vendosë kufizimin e veshmbathjes, po të është e nevojshme kufizimi i rregullave religjioze.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...