Xherdan Shaqiri (27) është duke ndërtuar një shtëpi në Alderely Edge, në fshatin ku jetonin Cristiano Ronaldo dhe David Beckham.
Me Liverpoolin, Xherdan Shaqiri ka një kontratë deri në verën e vitit 2023. Dhe duket se ai dëshiron ta përmbushë atë, shkruan «Blick», përcjell Shtegu.com. Të paktën, ai aktualisht është duke ndërtuar një shtëpi. Në afërsi të Hale, një orë distancë me veturë nga Liverpooli. Konkretisht në fshatin me 4800 banorë Alderley Edge, ku madje jetonte edhe Kristiano Ronaldo, David Beckham, Mario Balotelli apo edhe Rio Ferdinand.
Për të vëzhguar ndërtimin, ai ka marrë me qira një shtëpi në vendin fqinj për një vit, zbulon Shaqiri në numrin aktual të „Schëeizer Illustrierte“. Shaqiri: «Gjithsesi se jam i interesuar për pasuritë e patundshme, edhe në Zvicër i kam disa. Mund ta imagjinoj që pas karrierës time të punoj në këtë drejtim”.
Edhe pse ai ka vetëm njëmbëdhjetë minuta lojë në Premier League gjatë këtij sezoni, te kampioni aktual i Ligës së kampionëve, ai ndjehet si në shtëpi të veten. „Përveç faktit që do të doja të luaja më shumë, unë jam i lumtur në Liverpool. Kam një status të caktuar në ekip, sepse jam një nga lojtarët më me përvojë. Unë gjithsesi mendoj, se i përkas liderëve».
Vetëbesimi i Shaqirit është i paprekur, informon Shtegu.com. Dhe nëse do të lindnin dyshimet personale për të, ai do të duhet të hedhë një vështrim në standet e fansave të Liverpoolit. Aty gjithashtu mund të gjenden edhe artikujt e tij përkrah atyre të yjeve botërorë, siç janë Salah, Mané apo Van Djik.
Tifozët e Liverpoolit e kanë Shaqin në zemër, jo vetëm për shkak të dy golave të tij dhjetorin e kaluar në fitoren 3-1 kundër rivalit të përbetuar ManU. Shaqiri: „Për shkak të këtyre golave, tifozët edhe më tej më quajnë legjendë», përfundon Xherdan Shaqiri.

