Shqiptares nga Maqedonia i ndalohet mbajtja e shamisë

Date:

Pasi shqiptarja nga Maqedonia, Lejla (14), gjatë mësimit kishte mbajtur një shami në kokë, nga drejtoria e shkollës u dërgua në shtëpi. Kjo ka ngjallur reagime të shumtë në Zvicër.

 

Të hënën e kaluar, Lejla ishte ulur për herë të parë me shami në kokë në klasën 9c. Dy orët e para kishin kaluar si është më së miri, ndërsa pas pauzës, drejtori i shkollës e kishte pritur Lejlën. Ai i kishte thënë se mbajtja e shamisë është në kundërshtim me rregullat e shkollës, të cilat ndalojnë çdo lloj mbulese të kokës, shkruan „SonntagsZeitung“, transmeton „Shtegu.com“. Lejla rrëfen: „drejtori më detyroi që ta braktis shkollën“. Ajo i mblodhi gjësendet e saj dhe u përshëndet me shoqet e shokët e klasës.
Në mbrëmje drejtori i shkollës e thirri babain e Lejlës dhe përsëriti që vajza e tij nuk guxon të merr pjesë me shami në orë të mësimit, duke mos argumentuar këtë ndalesë me shkrim. Për këtë arsye, zvicerani me origjinë shqiptare nga Maqedonia ditën e neserme e dërgoi vajzën e tij përsëri në shkollë, sepse ky ishte obligimi i tij: „Ishte vendimi i saj për mbajtjen e shamisë dhe unë e përkrahi“, ka deklaruar për gazetën „SonntagsZeitung“.

 

topelement
Kështu pra, të martën Lejla u detyrua përsëri të kthehet në shtëpi nga mësuesi i saj dhe nuk mori pjesë në mësim gjatë tërë javës. Sipas informatave të deritanishme, prindërit e saj ende nuk kanë pranuar ndonjë dokument me shkrim lidhur me ndalesën. Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë të arsyetohet pasi në rregulloren e drejtorisë për edukimi shkruan: Kantoni i Bernës nuk bën rregulla në lidhje me veshmbathjet në shkollë. Do të thotë që nxënësit dhe nxënëset e kanë të lejuar mbajten e kapelës së hebrenjve, shaminë, kryqin ose frizura të rregulluara në baza fetare. Kjo rregullore vlen për të gjitha shkollat në Kantonin e Bernës.
Drejtori i shkollës për „SonntagsZeitung“ ka konfirmuar se edhe për të hënën Lejlës nuk do t`i lejohet vijimi i mësimit. Sipas atij, ajo mund të shkojë në shkollë të martën nëse babai i saj përmes një dokumenti me shkrim vërteton se mbajtja e shamisë është dëshira e tij. Këtë gjë ai nuk do ta bën, pasi është vetë dëshira e vajzës së tij.
Lejla u rrit në një familje myslimane. Në ramazan aty agjërohet dhe nëna dhe motra e saj mbajnë shaminë. Faktin që edhe ajo tani do të mbajë shami, nuk e diskutoi me familjen e saj.
Lejla është rritur në një familje besimtare. Gjatë muajit Ramazan, ajo së bashku me motrën dhe t`ëmën agjëron, duke mbajtur në të njëjtën kohë edhe shami. Familja në fjalë ka marrëdhënie të ngushta me Këshillin qendror islamik të Zvicrës (IZRS): „Vajza me çdo kusht dëshiron të vijojë mësimet, në ndërkohë, ajo i ka humbur katër kilogramë nga shëndeti“, deklaron Ferah Ulucay, sekretare e përgjithshme e IZRS-së, përmes „20 Minuten“. „Jemi të shokuar që është shkelur një e drejtë themelore dhe po injorohet e drejta për të vijuar shkollimin“.

 

Për të hënën është paraparë një mbledhje urgjente e këshillit të qytetit Thun, për të diskutuar lidhur me të drejtën e mbajtjes së shamisë nëpër shkollat zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...