Marash Pulaj: „Ndjehem zviceran, por mund të jem edhe shqiptar“ (VIDEO)

Date:

Në episodin e fundit të serialit të Televizionit zviceran SRF në internet „Helvetia“ reperi dhe moderatori i famshëm shqiptar, Marash Pulaj rrëfen historinë e tij. Se ai dikur do të shkruante këngë në gjuhën shqipe, reperi shqiptar nuk e kishte paramenduar ndonjëherë – e lëre më të festohej si një yll i televizionit shqiptar.

„Si fëmijë, e harrova gjuhën shqipe“, spjegon Marash Pulaj. Edhe pse prindërit e tij që nga Kosova erdhën në Zvicër dhe në shtëpi flisnin vetëm shqip, gjuha zvicerane ka qenë gjuha e tij e parë, vazhdon ai për SRF, transmeton Shtegu.com.

Kjo është arsyeja përse 26-vjeçari nuk e kishte kurrë konfliktin e brendshëm dhe pyetjen: Çfarë jam unë në të vërtetë? „Në shumë aspekte unë jam zviceran“, buzëqesh ai. Edhe nëse jashtë vendit pyetet se prej nga është, ai përgjigjet: «Nga Zvicra». „Ndjehem zviceran, por mund të jem edhe shqiptar“.

Kur vëllai i Marashit filloi të shkruante tekste rap, ai shpesh i ndihmonte dhe në moshën 14-vjeçare krijoi tekstin e tij të parë – në gjermanishten zvicerane. „Unë u bashkova me Battles dhe më vonë i bashkova forcat me Dave (shënimi i redaktorit: Marash & Dave).“ Në vitin 2016, me muzikën e tyre ata do të bëjnë hapin drejt Major Label Sony Music.

Vetëm një vit më vonë Marashi hedh një hap tjetër të madh të karrierë: Ai bëhet host i një shfaqje televizive në një televizion shqiptar. „Falë programit, e mësova përsëri gjuhën shqipe“, thotë 26-vjeçari I gëzuar, duke shtuar: „Bisedat që I bëj me shumë shqiptarë të interesuar, më japin një lidhje shumë më të fortë me vendin“.

Kjo marrëdhënie e rivendosur është e dukshme edhe në muzikën e Marashit: Gjatë këtij shkurti, pas mbi dhjetë vitesh duke bërë muzikë, reperi publikoi këngën e tij të parë në gjuhën shqipe. „Në të ardhmen, unë do të doja të bëj muzikë në të dy gjuhët“, përfundon ai.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...