Ëmbëlsira e shqiptares nga Zvicra konkurron për ëmbëlsirën më të mirë në Francë

Date:

 

Ëmbëlsira e quajtur «Pavlova» e Djellza Hoxhës, shqiptarja e re nga Kantoni Vaud i Zvicrës, është duke konkurruar për pastiçeren më të mirë në Francë. Bëhet fjalë për emisionin shumë të shikuar francez në TV M6, „Pastiçeri më i mirë i ëmbëlsirave“.

Shqiptarja e re nga Penthalaz është pjesëmarrësja e parë e Kantonit Vaud e kësaj shfaqje franceze që ka ngjallur kërshërinë e madhe të shikuesve. Në video, ajo na jep recetën e saj të preferuar:

Studentja shqiptare nga shkolla e lartë pedaogjike HEP ka demonstruar talentin e saj duke ofruar recetën e saj «Pavlova».

Kjo shqiptare e re, e cila që katër vite e ka mësuar pastiçerinë në mënyrë autodidaktike, nuk e kishte imagjinuar asnjëherë se do të paraqitje drejtpërdrejt në ndonjë aventurë televizive. Ishte motra e saj e madhe që e nxiti të paraqitej. «Kam hezituar pak, pastaj i thashë vetvetes: `Përse jo?` Mendova se nuk kam ndonjë shans“.

Por, gabim kishte menduar. Kandidatura e saj u vu në pah dhe programuesit asaj i kërkuan që të dërgojë një video të vogël prezantuese. Disa ditë më vonë, ajo është thirrë në Paris për zgjedhjet. „Kemi pasur një provë praktike, në kushtet e xhirimit të shfaqjes. Prania e kamerave ishte pak stresuese, por më në fund u mësova shumë shpejt ”, shpjegon kjo vajzë e  re. Pas pak, ajo merr biletën e saj për xhirimin e shfaqjes reale.

„U kam hyrë rreziqeve dhe, mbi të gjitha, kam mësuar të organizohem, gjë që ishte me të vërtetë e nevojshme“.

Ëndrra e Djellzës është që një ditë të bëhet një mësuese e dashur për fëmijët.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...