Takimi i liderëve sot, pa praninë e partive shqiptare

Date:

 
2019-09-10

Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE sonte do të takohen për të shikuar mundësinë e gjetjes së një kompromisi për Ligjin për Prokurorinë Publike, por edhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Në këtë takim mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit nuk do të jenë të pranishëm liderët e dy partive më të mëdha shqiptare BDI dhe ASH. Takimi i dyshes Zaev – Mickoski do të zhvillohet në ora 20.00 në Qeveri, ku në agjendë do të jenë Ligji për Prokurori Publike, që përcakton fatin e Prokurorisë Speciale, por edhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme. Nuk dihet akoma se përse është thirrur ky format, që tashmë është shëndërruar në praktikë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka zhvilluar disa takime vetëm me Mickoskin, dhe pa partitë shqiptare. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...