Ish-diplomati serb e pranon dhe apelon Vuçiç: Mos u lodh, Kosovën e kemi humbur

Date:

2019-09-10

“Kosova është humbur, dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pasinqertë. Ajo betejë është humbur”.Kështu ka deklaruar ish-diplomati serb dhe historian Milan Protiç, duke i çuar një mesazh edhe Presidentit Vuçiç.Duke folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai ka nënvizuar rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë mes.Ai e lidh këtë ndërhyrje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 2020 në Amerikë.“SHBA-ja u fut në ofensivë sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sepse ka vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para zgjedhjeve presidenciale”, ka thënë ai.Sipas tij aktualisht Kosova nuk është tema kryesore globale, por që në rast të ardhjes së Joseph Biden si demokrat në krye të SHBA-së, interesi për Kosovën mund të rritet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...