2019-09-09
Irlanda ka miratuar një ligj të ri për drejtuesit e makinës që janë të dehur, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë. Sipas ligjit, kushdo që kapet nga policia me një sasi të paligjshme të alkoolit në gjak do të humbasë lejen e shoferit në vend.
Ligji hyri në fuqi në mesnatën e mbrëmshme dhe u shpall nga Ministri i Transportit, Jane Ross.
Të gjithë drejtuesit e dehur do të humbasin menjëherë lejen e drejtimit të tyre për një periudhë prej tre muajsh. Drejtuesit e dehur do të largohen prej komunikacionit pasi që policia të konstatojë se drejtuesi i makinës ka sasi të paligjshme të alkoholit në gjak.
Irlanda ka pasur një sistem ndëshkimesh deri më tani, por për shkak të numrit të madh të aksidenteve të shkaktuara nga shoferët, vendi ka zgjedhur legjislacionin më të rreptë.
-Ishtë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme në jetën e përditshme që njerëzit të pinë dhe pastaj të ulen pas timonit. „Plotësisht e gabuar të ndëshkosh këta njerëz me gjobitje të buta dhe poena ndëshkimi, kështu që në të ardhmen njerëzit që sillen në këtë mënyrë do të dëbohen automatikisht nga trafiku për një periudhë prej tre muajsh.“

