VIDEO E TMERRSHME : Ekipi futbollistik kroat nga Zvicra e sulmon referin shqiptar
17:32:40 2019-09-09
Klubi i futbollit nga Möhlini në Zvicër NK Pajde, e ka humbur derbin e Ligës së dytë ndërrajonale kundër SC Zofingen, e pas kësaj edhe nervat: Gjithsej janë treguar gjashtë kartonë të kuq, ndërsa nga shoqata përkatëse e futbollit do të përballet edhe me gjoba dhe dënime të tjera.
Ishin skena të ashpra të cilat të shtunën shikuesit është dashur t`i shikojnë në fushën sportive Trinermatten në Zofingen, të cilët i incizuan me smartfonët e tyre: Dy lojtarë e ndjekin referin shqiptar, gjestikulojnë në mënyrë të egër dhe ulërijnë pas tij. Atyre iu bashkohen edhe shumë lojtarë të tjerë, si dhe zyrtarë të klubit dhe spektatorë. Arbitri shpëton duke u futur në një lokal stadiumi. Ky ishte fundi kaotik i një ndeshje po aq kaotike, shkruan «Aargauer Zeitung», përcjell Shtegu.com.
SC Zofingeni fitoi ndeshjen derbi të ligës 2 ndërrajonale kundër NK Pajde nga Möhlin me rezultat 3: 2. Rezultati, megjithatë, kalon në rol jo aq të rëndësishëm. U treguan gjashtë kartonë të kuq, të gjithë kundër ekipit NK Pajde. Në minutën e katërt referi shqiptar Lumni Ukaj tregon për herë të parë kartonin e kuq. Pas pjesës së parë, trajneri i Pajde Dejan Rakitiç, përndryshe vëllai i yllit botëror Ivan, pranon të verdhë për shkak të kundërshtimit të tij dhe pak më vonë edhe të kuqin – ndoshta për shkak të ofendimit të referit, të cilin Rakitiç e mohon. Pak para përfundimit, Ukaj dërgon përsëri dy lojtarë të NK Pajde jashtë fushës; pas ndeshjes ai regjistroi edhe dy kartonë të tjerë të kuq në procesverbal.
Ajo që rrëfen trajneri i Zofingenit, Flavio Caticalà, duket absurde: „Loja në të vërtetë ishte e sjellshme dhe kundërshtari sillej korrekt me ne“. Problemi, vazhdoi Catricà, ishte „vetëm midis lojtarëve të NK Pajde dhe referit».
Deklaratat e trajnerit të Pajde Dejan Rakitiç e konfirmojnë këtë. „Unë kam qenë në futboll për një kohë të gjatë, por kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë. Ajo që fishkëllohej nga referi në këtë lojë, ishte thjesht shaka”, thotë ai. Sidoqoftë, siç thekson ai, kjo nuk justifikon reagimet e lojtarëve të tij. „Është gabim ajo që ndodhi pas lojës. Rrjedha e lojës dhe vendimet janë një shpjegim se si mund të ndodhë ky reagim emocional, por ato nuk duhet të jenë një justifikim”.
Lojtarët që nxituan te referi pas fishkëllimës përfundimtare kanë dashur vetëm të dëgjonin një shpjegim nga ai. „Në video duket shumë më keq se sa ka qenë realisht „, thotë Rakitiç. „U shkaktuan debate verbale, por pa goditje. Por përsëri: Reagimi i lojtarëve nuk ishte në rregull, kjo duhet të thuhet qartë“.
Referi Lumni Ukaj nuk dëshiron ta komentojë incidentin për gazetën në fjalë. Sipas policisë së kantonit, ai paraqiti një ankesë menjëherë pas ndeshjes për fyerje dhe sulme kundër përfaqësuesve të NK Pajde, informon Shtegu.com. Policia kishte dalë me disa patrulla në fushën e sportit dhe kishte regjistruar detajet personale të pjesëmarrësve. Hetimet po vazhdojnë.
NK Pajde gjithashtu duhet të ketë frikë nga pasojat nga shoqata e futbollit. „Ne jemi në pritje të raportit të referit dhe do ta vlerësojmë atë“, thotë Ramon Zanchetto, sekretar i përgjithshëm i ligës përgjegjëse amatore. Aktualisht, ai nuk dëshiron të komentojë rastin, por se do të ketë „pasoja për pjesëmarrësit“. Katalogu penal i shoqatës parashikon një gjobë e deri në largimin e ekipt nga shoqata. Është e qartë se NK Pajde së paku duhet të përgatitet për ndalesë më të gjatë loje. „Ajo që ka ndodhur nuk duhet të ndodhë,“ thotë Zanchetto.