Shqiptarja e parë nga Shkupi që garon për deputete në Kosovë

Date:

00:27:23          2019-09-08

 

Vlera Gjakova

Shoqe dhe shokë,

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jam kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe kryeministri në ardhje Albin Kurti për deputete me numrin 21 ❤️.

Si shqiptarja e parë nga Shkupi që garon në parlamentin e Republikës së Kosovës, është një nderë i veçantë dhe përgjegjësi e madhe të jem pjesë e ndryshimeve rrënjësore, aty ku i kam edhe rrënjët, aty ku edhe linda, në Kosovë, në Gjakovën krenare e heroike.

Jam këtu si një ushtare e devotshme dhe punëtore për Kosovën, për të dëshmuar se liria buron në qenien e njeriut dhe jo nga autoriteti i jashtëm, ashtu si edhe morali.
Vetëm njeriu i lirë (nga vetja) mund të shkojë deri në fund, vetëm ata që shkojnë deri në fund hapin shtigje të reja për realizim të idealeve për barazi dhe jetë dinjitoze.
Me Lëvizjen Vetëvendosje! unë e jetojë lirinë, me fitoren e Lëvizjes ne do ta jetojmë lirinë. INA

❤️ 21 – Forever young!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...