Shqiptarët e «kallin» Hamburgun me një dasmë, intervenojnë forca të mëdha policore

Date:

01:33:35           2019-09-07

 

Një gëzim dasme ka shkaktuar mobilizimin e shumë forcave polciore, pasditen e së premtes në Hamburg të Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

 

Dëshmitarët e alarmuan shërbimin kujdestar policor, pasi dëgjuan zhurma të ngajshme me të shtëna të armëve në rrugën «Spaldingstrasse», kanë deklaruar nga policia gjermane për TAG24.

Policia menjëherë ndaloi parakalimin e kolonës me rreth 20 automjete, pjesëmarrëse në dasmë shqiptare, pas stacionit Dammtor.

Aty, oficerët policorë kontrolluan automjetet të shumta dhe rastisën në marihuanë, bombola të gazit dhe fishekë.

Mbetet ende e paqartë nëse zhurma ka qenë e përshtatshme me ate që e kanë përshkruar dëshmitarët. Deri më tani, policia nuk ka arritur të japë detaje bëhet fjalë për armë frikësuese apo armë të vërteta.

Zyrtarët policorë janë duke vazhduar hetimet deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...