Gruaja 74 vjeçare lind binjakë

Date:

Një grua 74- vjeçare mendohet të jetë gruaja më e moshuar, që ka lindur binjakë me anë të metodës së fekondimit artificial, raporton Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Erramatti Mangayamma, nga India ka lindur dy binjakë të shëndetshëm me burrin e saj 57-vjeçar. Ajo tregon që nuk kishte pasur kurrë fëmijë, dhe ka vendosur ta provojë këtë metodë, pasi ishte bindur nga bashkëshorti i saj.

Gruaja 70-vjeçare nuk ka fëmijë të tjerë dhe ka kaluar në menopauzë 30 vite më herët. “Unë nuk mund të shpreh gëzimin që kam sot. Këto foshnja i kam ëndërruar gjithë jetën time. Askush nuk mund të më quajë më infertile”, u shpreh ajo.

70-vjeçarja ka thyer rekordin e mëhershëm për gruan më të vjetër që ka lindur foshnjë.

Fekondimi artificial është një metodë shumë e mirë për gratë, të cilat janë infertile dhe nuk kanë mundësi të lindin fëmijë në kushte normale. /Gazeta Express

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...