Volkswagen pranon 30 mijë porosi për modelin elektrik ID.3

Date:

Volkswagen do të prezantojë veturën elektrike ID.3 në panairin e veturave në Frankfurt i cili mbahet nga 12 e deri me 22 shtator.

Disa ditë para premierës zyrtare të veturës, prodhuesi gjerman ka zbuluar se tashmë a pranuar 30 mijë klientë që kanë porositur modelin e elektrik të tyre, transmeton koha.net.

VW ka filluar që të pranojë porosi për ID.3 që nga maji i këtij viti, dhe të gjithë ata që kanë qenë të interesuar, u është dashur që të depozitojnë 1 mijë euro.

ID.3 i edicionit të parë do të kushtojë rreth 40 mijë euro, ndërsa më vonë pritet të lansohet versioni bazik i tij i cili do të kushtojë nën 30 mijë euro.

Prodhimi i ID.3 fillon nga fundi i këtij viti, e blerësve do t’u dorëzohet gjatë 2020-ës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...