Ajdari: Familjarët tanë u dënuan ditën që Xhelal Bajrami dhe Jankullovska u fotografuan bashkë

Date:

2019-09-05

Bedri Ajdari tani shtatë vite është duke zhvilluar betejë të pandërprerë, edhe pse jo të barabartë me institucionet, për të dëshmuar pafajësinë e familjarëve të tij të dënuar në rastin “Monstra”. Një betejë u fitua me lirimin e tyre nga burgu i përjetshëm, mirëpo lufta ende nuk ka mbaruar. Shikuar nga prizmi i tanishëm, ai është i bindur se familjarët e tij janë dënuar në momentin kur Xhelal Bajrami i BDI-së doli krah për krah me Jankullovskën, Mijallkovin, Radnikin në pres konferencën e 1 majit të vitit 2012 në pres konferencën famëkeqe ku u njoftua për aksionin policor “Monstra”. Në një deklaratë për Gazetën Lajm, ai pyet se pse Xhelal Bajrami dhe Bujar Osmani asnjëherë nuk kërkuan falje ndaj të akuzuarve të rastit Monstra dhe familjarëve të tyre. Ai nuk fsheh brengosjen nëse rasti kthehet nga Prokuroria Speciale në Prokurorinë Themelore Publike, duke tërhequr paralele ngjashmërie mes Xhelal Bajramit dhe Gordana Geshkovskës, prokurores e cila kërkoi burgimin e përjetshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...