Sot shënohet 14 vjetori i masakrave në Luboten

Date:

Sot bëhen 14 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë shtatë civilë shqiptarë të këtij fshati të Shkupit.

Ky përvjetor gjithmonë është i dhimbshëm për banorët e fshatit dhe për gjithë shqiptarët në Maqedoni, pasi që përkujton masakrën kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptarë.

Në atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami e Atulla Qaili.

Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procesuan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.

Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 viteve burg.

Nga ana tjetër, Tarçullovski, por edhe Boshkovksi nga ana e shtetit konsiderohen dhe nderohen si heronj kombëtar të konfliktit të vitit 2001. /Lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...