Ky futbollist shqiptar braktisi Serbinë për Kosovën

Date:

17:08:03            2019-09-04

 

 

Ai është një lojtar pak i njohur, por që nuk dihet se më parë përse kishte përzgjedhur për të mbrojtur ngjyrat e Serbisë në futboll. Bëhet fjalë për Arton Zekën, i cili gjatë vite ishte pjesë e reprezentacionit të Serbisë duke mbrojtur ngjyrat nga U15 deri në U17, ku ishte edhe kapiten.

Por ajo kishte qëllimet e saj që i shfrytëzonte federata serbe me politikat e saj. Mirëpo Zekaj vetëm dy ditë më parë iu bashkua kombëtares së Kosovës, duke braktisur Serbinë. Ai që të martën në mëngjes ishte i pranishëm në stërvitjen e Përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe të dëshmojë menjëherë se do të jetë i vlefshëm për selektorin Rafet Prekazi. Mesfushori 19-vjeçar muaj më parë e fitoi të drejtën që të luajë për Kosovën dhe thotë se ndihet krenar që do të luajë për Kosovën.

Zekaj ka përfaqësuar më herët Serbinë në grupmoshat U-15, U-16 e U-17. Madje te Përfaqësuesja U-17 e Serbisë ka qenë edhe kapiten. “Për mua është një nder i madh të vesh fanellën e shtetit tim, kënaqësi të jem pjesë e këtij grupi. Nuk jam ndier kurrë më mirë sesa kur e vesha fanellën për t’u stërvitur me ekipin. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe gjërat po shkojnë ashtu siç i kam ëndërruar”, është shprehur Zekaj, që flet me një shqipe të rrjedhshme. Futbollisti shqiptar është I lindur në Beograd, i cili karrierën e ka filluar për Partizanin e Beogradit, ndërsa më pas është transferuar tek Lille në Francë. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...