Albion Vrenezi, futbollisti shqiptar që dridhi ekipin e Bundesligës gjermane, TSG 1899 Hoffenheim

276 Lexime

21:59:09       2019-09-04

 

Aktualisht, futbollisti shqiptar Albion Vrenezi është duke treguar formë të shkëlqyeshme tek ekipi i ligës së tretë gjermane FC Würzburger Kickers. Gjashtë vite më parë, ai luajti edhe për SV Planegg-Krailling në ligën rajonale.

Pas 58 minutash, Albion Vrenezi hyn në ndeshjen e Kupës gjermane DFB të Würzburger Kickers kundër TSG 1899 Hoffenheim. Është ndeshja e parë kampionale e Albionit për punëdhënësin e tij të ri, pasi për shkak të një lëndimi të muskujve, e humbi hapin e sezonit. Vetëm dhjetë minuta pasi u fut në fushën e gjelbër, krosimi i tij rezultoi me zvogëlimin e avantazhit në 1: 2, ndërsa shtatë minuta më vonë, ai realizon një penallti për barazimin sensacional të ekipit nga liga e tretë, shkruan «Augsburger Allgemeine Zeitung», përcjell Shtegu.com.

Një mbrëmje pothuajse e përsosur e kupës për Albionin dhe Wurzburger Kickers

Një tjetër krosim për barazim të rezultatit 3-3 në kohën shtesë dhe një penallti e realizuar pa nguriim gjatë ekzekutimit të penalltive, pothuajse e bëri mbrëmjen madhështore për Albionin Por, mungoi qershia mbi tortë e kësaj mbrëmjeje për futbollistin 25-vjeçar shqiptar, pasinë fund u kualifikua skuadra e Bundesligës, pas ekzekutimit më të mirë të penalltive.

Sidoqoftë, për ish-lojtarin shqiptar të SV Planegg-Krailling, kjo mbrëmje do të mbetet në kujtime të bukura e të paharrueshme të 10 gushtit. „Ishte një lojë e shkëlqyeshme, edhe për tifozët tanë“, thotë ai. Gala e kupës duhet të sigurojë sinjalin fillestar për një sezon të suksesshëm në Wurzburg. Po ashtu në ndeshjet pasuese të ligës kundër SC Preussen Münster (fitore 3-2) dhe të shtunën e kaluar, kundër Eintracht Braunschweig (humbje 2: 5), Albioni shënoi nga njëmbëdhjetëmetërshi.

Vrenezi ndjehet mirë në Wurzburg

I porsaardhuri me numrin dhjetë ndjehet rehat me klubin e tij të ri. „Wurzburg është një qytet i bukur dhe ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm“, thotë Albioni, i cili e ekipin e tij e parasheh në një ozitë njëshifrore në tabelën e klasifikimit.

Ai ndjen mbështetjen e atyre që janë përgjegjës, veçanërisht nga trajneri Michael Schiele. „Më vjen mirë që trajneri më vlerëson në atë mënyrë. I pëlqen mënyra ime e të luajturit dhe më jep shumë liri. Nëse e ndjej besimin, mund të sjell edhe performancën time më të mirë”, thekson kosovari, i cili është huazuar nga ekipi i Ligës së dytë SSV Jahn Regensburg, për një vit në Wurzburger Kickers.

Edhe një lëndimi i rëndë nuk e ndalon Albionin në rrugën e tij

Albion Vrenezi e siguron ekzistencën me atë që i pëlqen më së miri. „Hobi im është gjithashtu puna ime – gjithmonë ka qenë ëndrra ime“, thotë ai. Hap pas hapi ai iu afrua kësaj ëndrre. Edhe një lëndim i rëndë nuk mund ta ndryshonte atë, gjë që e la jashtë veprimit për nëntë muaj për A-juniorët. „Fillimisht, për mua ishte më e rëndësishme të luaja futboll. Liga nuk ishte vendimtare”, shpjegon Albioni.

Motoja e Albionit: „Asnjëherë mos kërkoni shumë, por gjithmonë të keni synime“

Ai qëndroi në Planegg, ku kishte qenë aktiv që C-juniorët. Pas një sezoni në ish ligën rajonale, në të cilën ai shënoi 14 gola, aloja e shpejtë dhe përplot truqe kaloi përmes stacioneve FC Unterfoehring (Bayernliga) dhe U-23 të FC Augsburg (Liga rajonale), në verën 2017 në ekipin e Ligës së dytë gjermane SSV Jahn Regensburg.

Ndërkohë, ai përfundoi me sukses një trajnim si mekanik konstruksionesh. „Asnjëherë nuk duhet të dëshirosh shumë, por duhet të kesh gjithmonë synime“, është receta e Albionit për sukses, që e çoi atë në sferën profesionale.

 

Kosovari falënderon në veçanti tre ish trajnerët

Ai është gjithashtu mirënjohës për ish trajnerët e tij të Planegger-it, Christian Spiegel dhe Dario Casola si dhe Andreas Pummer, trajnerin e tij në Unterföhring: „Ata tek unë kanë parë lojtarin i cili mund të realizojë gjithçka“.

Në sezonin e tij të parë në Regensburg, Albioni realizoi 15 paraqitje në Ligën e dytë, duke u përkujdesur për tre asiste. Kontrata e tij u zgjat para kohe deri në vitin 2021. Në sezonin e kaluar, megjithatë, ai u angazhua vetëm nëntë herë në ligë dhe një herë në Kupën DFB, informon më tej Shtegu.com. „Kur, pas sezonit tim të parë, u nënshkrua kontrata me mua dhe shpreha dëshirën time për numrin shtatë, shpresoja se do të luaja më shumë. Fatkeqësisht, trajneri vendosi për lojtarë të tjerë, por kjo tashmë është një e kaluar“, thotë ai në retrospektivë.

Shumë potencial: Drejtori i përgjithshëm i Regensburg, Christian Keller lavdëron Vrenezin

„Lojtar jashtëzakonisht i fuqishëm“, tani ka nevojë për „sa më shumë praktikë në lojë“, theksoi drejtori i Regensburg, Christian Keller gjatë huazimit për Wurzburg. „Dua të tregoj se çfarë mund të bëj në këtë sezon dhe të shijoj futbollin“, tha aloja e majtë, i cili në çdo ndeshje mezi që pret për të treguar kualitetet e tij.

Vrenezi ëndërron për Bundesligën e parë gjermane  dhe ekipin kombëtar

Se çfarë do të ndohë pas kësaj, ai aktualisht nuk mund të parashikojë. Por një gjë është e sigurt: Albion Vrenezi ka ende shumë për të bërë. „Unë gjithmonë dua të ec përpara dhe të luaj sa më mirë. Në ndonjë moment do të dëshiroja të luaja në Bundesligën e parë gjermane”, thotë 25-vjeçari. Një ftesë për Kombëtaren e Kosovës do ta gëzonte pa masë. Vrenezi e thotë në mënyrë të qartë: „Më mirë do të kisha synime më të mëdha, sesa të bëja zgjidhje të shpejta. Por nuk I shtoj vetvetes presion”.