Saraj, nuk mbahet premtimi për poliklinikën (Video)

Date:

Premtimi parazgjedhor i kreut të Sarajit për ndërtimin e një Poliklinike në këtë Komunë, për momentin mbetet vetëm në letër. Edhe pse autoritetet premtuan se punimet për ndërtimin e objektit të Poliklinikës do të fillojnë në vitin 2018, vendi i paraparë për këtë projekt ende është bosh. Kreu i Sarajit Blerim Bexheti shfajësohet duke thënë se ngecja është tek ministria e Shëndetësisë e cila mbulon financiarisht realizimin e projektit, dhe se nga ana e tyre gjithçka është gati.

Komuna e Sarajit bashkë me ministrinë e Shëndetësisë ka rrumbullakësuar të gjitha procedurat teknike që kanë të bëjnë me parakushtet me aktin final të dhënies lejes. Ministria e Shëndetësisë e ka dërguar për pëlqim në ministrinë e Transportit konform procedurave ligjore dhe nëse përgjigja do jetë shpejtë, plotësohet edhe kushti i fundit që MSH ta dorëzon projektin në komunë dhe që të japim leje ndërtimi që pastaj të bëhet shpallja publike për ndërtimin e Poliklinikës. 3:20 Ajo që është varë nga ne, në kohën e duhur të gjitha detyrimet i kemi kry- deklaroi Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Banorët e Sarajit thonë se për to është tejet e nevojshme që në komunën e tyre të kenë një Poliklinikë, me qëllim që të mos udhëtojnë deri në Gjorçe Petrov, apo deri në Klinikën “Nënë Tereza”.

Një ambulancë e kemi nën urën e Sarajit, larg na vjen. Ka njerëz të cilët i marri fëmijët në dorë dhe deri atje si shkon? Ajo nuk punon natën…

Nevoja është shumë e madhe, këto janë gjëra elementare, janë të domosdoshme. Nuk është diçka luksoze, diçka për qef apo për të mirën e rinisë. Është diçka e cila i nevojitet çdo populli, çdo fshati, çdo vendi. Sidomos një komunë e cila përfshinë një numër kaq të madh të banorëve, është tepër e nevojshme. Dikush shkon deri në Gjorçe, dikush shkon deri në Shkup. Ajo i ka vështirësitë e veta sigurisht, natën ditën këto janë nevoja tepër të mëdha”.

Në projekt është por kur do të bëhet nuk e di.. është dashtë prej më herët të ndërtohet por nuk e di… është çështje e Komunës”.

Poliklinika është paraparë të ndërtohet me mjete buxhetore, në vlerë prej rreth 40 milion denarë. Sipërfaqja ku është paraparë të shtrihet objekti është 30 mijë metr katror. Komuna e Sarajit është ndër komunat më të mëdha të vendit, e cila ka mbi 42 mijë banorë./Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...